QKN në Mitrovicë, Drejtori Kadriu jep detaje: Procesi është ndërprerë nga organet e drejtësisë, janë ngritur dyshime të forta

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 20:53 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu ka ngritur shqetësime për procesin e numërimit të votave në QKN në Mitrovicë.

Ai tha se janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse.

Procesi i numërimit është ndërprerë nga Prokuroria dhe Hetuesia si dhe zyrtarët janë nxjerrë jashtë.

Postimi:

Mitrovicas të nderuar,
Dje përfundoi procesi i votimit në qytetin tonë, ndërsa sot nisi rinumrimi i kutive të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit. Gjatë ndërrimit të paradites, janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse. Aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Numëruesit janë larguar nga salla dhe puna është pezulluar.

Kjo situatë është serioze dhe meriton vëmendjen e të gjithëve. Vullneti i qytetarëve është themeli i zgjedhjes së pushtetit lokal dhe ky vullnet nuk guxon të deformohet. Që nga fillimi i fushatës e deri tek numri i pazakontë i votuesve në balotazh, janë ngritur dyshime të forta të cilat sot po marrin formë konkrete.

Të ngjashme