“Treni i Kurtit”, Mërgim Lushtaku akuzon Vetëvendosjen për manipulim me vota në Mitrovicë

Prishtinë | 10 Nën 2025 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku kërkon nga institucionet e sigurisë hetim për dyshimet për manipulim votash në Mitrovicë të Jugut.

“Lëvizja që po e fundos Kosovën paska vjedh me të madhe në Mitrovicë”, shkruan Lushtaku.

Ai thotë se “treni bullgar”, metoda e njohur e vjedhjes së votave duhet të quhet “treni i Kurtit”, duke iu referuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

“Propozoj që i ashtuquajturi ‘Treni Bullgar’ tash e tutje të quhet ‘Treni i Kurtit’. Uroj dhe shpresoj që organet e sigurisë ta zbardhin këtë hajni të sofistikuar”, shkruan ai.

Të ngjashme