“Evidentohet gabimi”, KQZ del me sqarim për fletëvotimet: Kompania shpreh keqardhje të thellë

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

“Në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”, thuhet të ketë qenë gabimi me fletëvotimet në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.

Kështu thonë nga KQZ përmes një komunikate për media.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së sotme ka pranuar sqarim zyrtarte lidhur me gabimin e evidentuar në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025 në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë. Në njoftim thuhet se pas pranimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania ka zhvilluar një hetim të plotë të procesit të prodhimit dhe përgatitjes së të dhënave. Hetimi ka zbuluar se problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes. CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në komunikatë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se për këtë përgjigje është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Të bashkëngjitur gjeni përgjigjen zyrtare të kompanisë në gjuhën angleze dhe e përkthyer në gjuhën shqipe.

Të ngjashme