Gjoshi rikujton që në 2010 Komuna e Mitrovicës shkoi në rivotim veç pse munguan bateritë e llampave ultravjollce

Prishtinë | 11 Nën 2025 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Betim Gjoshi i PDK-së, ka publikuar disa fletëvotime në Mitrovicë të Jugut e ku ka vënë fokusin tek numrat serikë dhe kodet e vendvotimit, për të cilat thotë se janë detaje që nuk mund të mos përfillen. Ai ka sjellë në vëmendje rastin e 2010-ës kur Komuna e Mitrovicës ka shkuar në votim, sic thotë ai vec pse nuk kishte bateri të llampave ultravjollce.

“Detajet e fletëvotimeve, siç janë “numrat serikë” dhe “kodet e vendvotimit”, nuk janë detaje të thjeshta që duhet të mos përfillen. Ato janë pjesë përbërëse e elementeve që garantojnë integritetin e procesit zgjedhor. Kështu llogariten me të drejtë në rregulloren e KQZ-së për fletëvotimet.  Dikush mund të pyes “e çfarë roli ka në integritetin e procesit zgjedhor mungesa e baterive”? Ju tregoj se pikërisht në vitin 2010 komuna e Mitrovicës ka shkuar në rivotim në mungesë të baterive të llampave ultravjollcë”, shkruan ai.

Të ngjashme