Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Novobërdë

Prishtinë | 12 Nën 2025 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Koretishtë të Novobërdës. 
Sipas Policisë për këtë ka njoftuar familja e tij. 

“Me datën 12.11.2025 rreth orës 12:30, kemi pranuar informacion se në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës, nga familjarët në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1989. Njësitet relevante policore, Prokurori i Shteti dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme