Zëvendëskomandanti i FSK-së, pjesë e takimit për siguri dhe mbrojtje në Mbretëri të Bashkuar

Prishtinë | 12 Nën 2025 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, mori pjesë në takimin e organizuar nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, me udhëheqësit ushtarakë të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Sipas njoftimit të FSK-së, takimi u zhvillua në një anije të Forcave Detare Britanike, ku u diskutua rëndësia e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolit të iniciativave të përbashkëta në përballimin e sfidave të sigurisë në rajon, transmeton Klankosova.tv.

Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë dhe efekti i agresionit në Ukrainë në këtë pjesë të Evropës, si dhe përballimi i emergjencave që po sfidojnë vendet, me theks të veçantë në nevojën për mbështetje ushtarake ndaj autoriteteve civile dhe koordinim të ngushtë ndërmjet vendeve të rajonit.

Në përmbyllje të takimit, pjesëmarrësit u pajtuan se mbështetja britanike dhe ndërmarrja e hapave konkretë në kuadër të iniciativave rajonale janë thelbësore për

Të ngjashme