Fundjavë me diell dhe mot të qëndrueshëm, por me mëngjese të ftohta

Prishtinë | 12 Nën 2025 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Dita e enjte pritet të jetë kryesisht me diell, megjithëse në ultësira në orët e mëngjesit mund të mbetet mjegull deri në mesditë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0°C në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 14°C deri në 16°C.


Në ditët në vijim, moti do të mbetet stabil me diell e kthjellime. Mëngjeset do të jenë të ftohta, por temperaturat ditore do të rriten gradualisht deri në 17°C e lokalisht 18°C të dielën.

Fundjava do të karakterizohet nga qetësi ajrore, me erëra të lehta, ndërsa të dielën pritet fuqizim i erërave jugore me shpejtësi deri në 6 m/s.

Të ngjashme