IKShPK bëhet i kaltër në simbol të ndërgjegjësimit për diabetin

Prishtinë | 12 Nën 2025 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër në pritje të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit, 14 Nëntor.

Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën,.

Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.

Të ngjashme