Bashkëpunimi dhe zhvillimi i sektorit ushqimor në Kosovë, pjesëmarrësit në “Food Sector Forum 2025” diskutojnë sfida dhe zgjidhje

Prishtinë | 14 Nën 2025 | 11:25 | Nga Gzim Mujaj

Në Forumit të Pestë të Sektorit të Ushqimit – Food Sector Forum 2025, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, bizneseve prodhuese, organizatave partnere dhe projekteve zhvillimore diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të sektorit përpunues në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ngjarjes u prezantuan edhe një studim sektoriale, ku u përfshinë 25 kompani, e në të cilën u evidentua mungesa e punëtorëve si një problem të madh për sektorin e përpunimit, veçanërisht në prodhim, shitje dhe marketing.

Hartim Gashi, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës PePeKo, tha se qëllimi kryesor i forumit është lidhja e bizneseve prodhuese me blerësit vendor dhe ndërkombëtarë.

 “Qëllimi ka qenë që ti ndër lidhim bizneset prodhuese me blerësit vendor. Duke pas parasysh që interesimi i kompanive të cilat eksportojnë produktet tona në tregjet e Evropës është në rritje, ne edicionin e pestë kemi pjesëmarrës edhe të kompanive nga Zvicra, Gjermani, Austri, Suedia, Belgjika. Food Sector Forum do të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe ndërtim të partneriteteve që sjellin rezultate konkrete. Përmes paneleve, takimeve B2B dhe prezantimeve të sotme, synojmë të nxisim ide të reja dhe zgjidhje praktike për sfidat me të cilat ballafaqohet sektori jonë — nga qasja në tregje, tek inovacioni, standardet dhe qëndrueshmëria. Të gjithë së bashku, mund ta forcojmë industrinë ushqimore vendore dhe ta bëjmë Kosovën një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor dhe agro-ushqimor në rajon”, tha ai.

Imri Demelezi, Zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, theksoi rëndësinë e forumit për promovimin dhe rrjetëzimin e sektorit të ushqimit.

“Ky forum është hapësirë ku sektori i ushqimit jo vetëm që po rrjetizohet, por edhe promovohet. Qeveria e Kosovës po e tregon që prodhuesi vendor është prioritet, kjo dëshmohet edhe me buxhetin për bujqësinë që është gjithmonë në rritje dhe tani ka arritur vlerë mbi 110 milion euro vetëm nga Ministria e Bujqësisë pa përfshirë ministritë e tjera. Siguria ushqimore ka rol qendror, përmes avancimit të legjislacionit, dixhitalizimit dhe modernizimit të proceseve edhe në AUV kemi inspektime më të sakta dhe kontrolle kufitare më të mira. Ky forum është rast unik për të nxjerrë në pah të gjitha arritjet dhe për të parë se si mund të bëjmë më mirë. Se bashku me ju, prodhuesit dhe përpunuesit vendor janë forca që mbajnë këtë sektor gjallë. Kosova ka adaptuar legjislacionin e saj më atë të BE-së”, tha ai.

Zef Dedaj, U.d i drejtorit të përgjithshëm të KIESA, dhe Veton Rruka nga Caritasi Zviceran në Kosovë, tha se skemat për bujqësi janë rritur dhe lehtësuar për aplikim.

“Marr parasysh imputet e bizneseve, sot kemi një thirrje që në vlerë është 7.3 milion euro, ndërsa në thirrje është vetëm 3 faqe. Nga 500 mijë euro sa ishte deri në vitin 2022 e kemi rritur nga 1 milion, 4 milion dhe sivjet ishte 7.3 milion. Në total, nga viti 2022 deri më tani janë rreth 14 milion euro që janë shpenzuar për këtë grant skemë që ka për qëllim blerjen e makinerive prodhuese e që amputi përfundimtare është të ju mundësojë bizneseve që të rrisin kapacitetet prodhuese e të përmirësojnë bilancin tregtar të mallrave. Kemi 280 kompani së paku nga kjo periudhë që kanë përfituar, mbi 50 kompani janë që kanë përfituar nga ky sektor”, tha Zef Dedaj.

Veton Rruka shtoi se programi për fuqizimin ekonomik rural në bujqësi zbatohet nga Caritasi Zviceran dhe financohet nga bashkëpunimi zhvillimor austriak.

“Programi që është fuqizim ekonomik rural në bujqësi zbatohet nga Caritasi Zvicerian dhe financohet nga bashkëpunimi zhvillimor austriak. Si program, ne do të shohim tri rezultate të qarta në sektorin agro-ushqimor të Kosovës: rritje, zhvillim, gjithëpërfshirës, përshtatje dhe zbutje ndaj ndikimeve klimatike. Ne punojmë përmes partnerëve lokalë që janë aktor kyç të sektorit”, tha ai.

Agroekonomisti Egzon Bajrami prezantoi studimin për sektorin e përpunimit, i cili përfshiu 25 kompani gjatë mars-prill 2025.

Ai tha se një nga gjetjet është se 68 për qind e kompanive kanë deklaruar se kanë vështirësi me gjetjen e punëtorëve.

“Sa i përket punësimit, 70 për qind e të punësuarve janë gra në këtë sektor. Gjetja tjetër interesante është se 68 për qind e kompanive të intervistuar kanë deklaruar se kanë vështirësi me gjetjen e punëtorëve. Profili me më shumë vështirësi në gjetjen e punëtorëve është 48% punëtorët në prodhim, pastaj për punëtorët në shitje dhe marketing. Kapaciteti total përpunues për vitin 2024 ka qenë 100 mijë ton për këto kompani”, tha ai.

Ndërsa Arton Bunjaku dhe Shkurte Makolli nga UBO Consulting prezantuan perceptimin e konsumatorëve për produktet vendore.

Sipas tyre, qytetarët e Kosovës, 99 për qind e tyre blejnë një herë në muaj supa dhe erëza të ndryshme. Produktet ushqimore vendore që më shumti i blejnë janë uji, kosi, jogurti, dhathi, gjiza, turrështi dhe ajka.

Të ngjashme