15 mijë pacientë me diabet trajtohen çdo vit në Klinikë e Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), raporton Ekonomia Online.
Kështu u tha nga Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini-Sadiku, gjatë shënimit të Ditës Botërore të Diabetit.
Emini-Sadiku, theksoi se diabeti mbetet një sëmundje kronike shumë e përhapur dhe se prek persona të të gjitha moshave, duke filluar nga të porsalindurit e deri te të moshuarit.
Ajo ka treguar se Klinika e Endokrinologjisë ofron kujdestari 24-orëshe dhe gjatë vitit hospitalizon 800 deri në 900 pacientë. Ajo bëri të ditur se prevalenca e diabetit melitus në Kosovë është 7.9 për qind, ndërsa në baza vjetore trajtohen rreth 15 mijë pacientë, me një kapacitet prej 32 shtretër.
“Diabeti është i shpërndarë gjithandej duke filluar nga të porsalindurit deri tek moshat e shtyra. Sëmundja e diabetit është një sëmundje kronike shumë e përhapur. Diabeti në botë po rritet për shkak të shtimit të obezitetit, për shkak të jetës së pashëndetshme dhe stresit. Ne në klinikën tonë funksionojmë në dy reparte: Reparti i Diabetologjisë dhe Reparti i Endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike. Në klinikë organizohen dhe mbahen kujdestaritë 24 orë përafërsisht hospitalizohen prej 800- 900 pacientë. Prevalenca e diabetit melit në Kosovë është 7.9%. Diku rreth 15 mijë pacient i kemi brenda vitit i kemi 32 shtretër. Kemi numrin shumë të vogël të të vdekurve pavarësisht komplikimeve të mëdha. Ajo se çfarë është shqetësuese është problemet me sëmundjet kardiovaskulare. Mosha që më së shumti që vijnë janë prej moshës 16 vjeç të prekur me diabet. Sot na ka ardh një donacion për gleukometër”, tha ajo.
Ndërkohë tha se Repartit të Endokrinologjisë tha se sa i përket terapisë me insulinë, pacientët janë të furnizuar mjaftueshëm dhe nuk përballen me mungesa. Megjithatë, ai theksoi se sfidë mbetet furnizimi me disa barna.
Zymryte Maqestena është pacientja e cila tash e 27 vite është duke u përballur me diabetin, e pa çka tha se që 23 vjet është me insulinë. Ajo ka falënderuar stafin e Klinikës së Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por ka kërkuar vëmendjen edhe Ministrisë së Shëndetësisë.
“Çdo vit jam e shtrirë këtu në endokrinë. Nuk kam pasur vërejtje ndonjëherë. Kemi pasur mungesë të insulinës ndonjëherë, por aty nuk ka qenë faji i klinikës, por i Ministrisë së Shëndetësisë që nuk i ka furnizuar as neve pacientëve dhe as klinikën. Klinika lufton me atë që ka, me atë që ofron Ministria. Duhet pak më shumë kujdes nga ana e Ministrisë, jo vetëm për endokrinën, por për të gjitha spitalet, por sidomos për ne që jemi me sëmundje kronike”, tha ajo.
Ajo pati edhe një thirrje për të gjithë ata të cilat kanë ndonjë nga simptomat.
“Unë në moshë shumë të re nuk e kam ditur çfarë është diabeti, sepse nuk kam pasur rast të takohem me ndonjë njeri me diabet. Kam filluar të kem etje, lodhje, mungesë të fuqisë dhe jam drejtuar te mjeku. Mjeku më ka sjellë në endokrinë. Kam filluar njëherë me tableta dhe më pas me insulinë. I bëj thirrje çdo njeriu, pavarësisht moshës, që nëse ndjen ndonjë simptomë, të lajmërohet te doktori dhe të trajtohet me kohë. Unë me siguri e kam pasur edhe më herët, por nuk e kam vërejtur. Kam qenë shumë mbi peshë, por me ndihmën e doktoreshës Meritë, unë e kam humbur peshën, sepse kam qenë mbi 130 kg dhe kjo dietë më ka ndihmuar shumë. Jam falënderuese nga shpirti”, u shpreh mes tjerrsha ajo.


