LVV në Podujevë: Fitoret tona të pastërta e vetëm me alenaca me qytetarin përkundër sinkronizimit të madh të opozitës

Prishtinë | 15 Nën 2025 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një mbledhje në Podujevë me drejtuesit e qendrave të partisë, ku morën pjesë kryetari i VV-së Albin Kurti, sekretari organizativ Alim Rama dhe koordinatori i qendrave Salih Zyba.

Në këtë takim u fol për “fitore të pastra” në zgjedhjet lokale, duke theksuar se rezultati prej shtatë komunash dhe 177 asambleistësh është më i larti deri tani. VV akuzoi opozitën se ishte “e sinkronizuar” kundër saj.

Në takim u diskutua mbi ecurinë e procesit zgjedhor dhe analizat për secilën komunë.

Lëvizja thotë se strukturat organizative dhe aktivistët janë të mobilizuar në terren dhe të gatshëm për sfida të reja, si në nivel lokal ashtu edhe qendror.

Vetëvendosje e cilëson veten si “alternativa e vetme serioze” dhe pretendon se fitoret e arritura janë tregues që e ardhmja është epokë e fitoreve të mëdha për LVV.

“Fitoret tona të pastërta e vetëm me alenaca me qytetarin përkundër sinkronizimit të madh të opozitës gjithandej komunave, janë tregues që e ardhmja është epokë e fitoreve të mëdha për LV edhe në nivelin lokal përveçse në atë nacional”, ka shkruar LVV.

Të ngjashme