Kjo është gjendja e policit të aksidentuar në Istog

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar policor është goditur nga një veturë mëngjesin e së mërkurës në fshatin Banjë të Istogut.

Burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, bëjnë të ditur se viktima është dërguar në Emergjencën e Prishtinës me lëndime të rënda, por i njëjti është në gjendje stabile.

Bazuar në këto burime, polici i aksidentuar është transferuar në Klinikën Ortopedike për trajtim të mëtutjeshëm.

Të ngjashme