Haradinaj me kritika për VV-në

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK Ramush Haradinaj, kritikoi VV-në për faktin që nuk ka njoftuar më herët deputetët e Kuvendit për përbërjen e qeverisë së re

“Kritika tjetër është mungesa e një programi qeverisës. Kandidati i sotëm foli për disa qëllime, e përmendi vitin 2026, nuk përmendi të tjera. Është e logjikshme të japësh një vizion se çka synon të mbërrijë. Sot u sqarua edhe situata e rëndë me buxhetin. A kemi ne Qeveri që të votojmë buxhetin? Një kritikë po ashtu për mandatarin është: kur e keni marrë mandatin, a e keni shqyrtuar a i keni 61 vota? Po ju pyes: a ka ndryshim në investimet e mëdha”, tha ai.

Të ngjashme