As Glauk Konjufca si mandatar i dytë nuk ka marrë votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë, raporton Ekonomia Online.
Ai mori 56 vota “për”, 53 kundër dhe 4 abstenime.
Me dështimin e dytë për ta krijuar qeverinë hapet rruga për zgjedhje të reja parlamentare.
Krasniqi: Zgjedhjet të shpallen sot ose nesër pa humbur kohë
Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshëm duhet të shpallen pa humbur kohë, raporton Ekonomia Online.
“Sot nuk ka mbetur të thuhet asgjë përveç këtij dështimi të paralajmëruar, presidentja e ka obligim që sa më parë ta shpallë datën e zgjedhjeve që të mos humbet kohë. Kosova nuk është duke i rrezikuar as fondet e BE-së, as kredit e bankës botërore për mos votimin e sotëm e as qytetarët nuk mbesin pa paga me mos votimin e buxhetit për vitin 2026. Zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sot ose nesër pa humbur kohë. E diela e parë brenda afatit kushtetues është data që duhet të ndodhin (zgjedhjet), shpresoj që presidentja të luaj rolin e saj”, tha Krasniqi pasi Glauk Konjufca si mandatar i dytë për kryeministër nuk mori votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë.
Abdixhiku: Albin Kurti si Don Kishoti, Republika nuk po udhëhiqet nga arsyeja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur Albin Kurtin, Don Kishot, e ku tha se ai pret tension, përplasje e konflikt, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se seanca e sotme është për elektoral e jo për zgjidhje.
“Dua t’i drejtohem kësaj salle me një pamje shumë të thjesht por ironikisht e fatkeqësisht shumë domethënëse për realitetin politike të Kosovë atë të Don Kishtotit, jo si figurë e letërsisë por si një metaforë politike sepse për fat të keq shteti ynë, shoqëria e republika jonë ka një kohë që po udhëhiqet jo nga arsyeja por nga një realitet paralel që e sheh vetëm një njeri politik në vend, Albin Kurtin. Për ju të pushtetit që bërtisni teksa flasim ne këtu që leximin nuk e keni pasur as dëshirë e as qëllim, e duket e as obligim, Don Kishoti ëshë një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, një figurë komplekse, idealiste, tragjike, shpeshherë e thellësisht komike. Pra, një figurë tragjikomike. Sikur Don Kishoti edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes zgjohet çdo ditë në një botë që e ka krijuar vetë, dhe në atë botë Albin Kurti i Vetëvendosjes sheh dhe krijojnë vec kundërshtarë. Kundërshtarë që duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Edhe ty gjeneral Hadërgjonaj, edhe ty Ramush, Fatmir e juve burra e gra që keni lufut për lirinë e Kosovës, pra gjithë ju e ne duhet ta kthejnë realitetin e Albin Kurti Serbinë në Kosovës. Kundërshtarët që duan ta bllokojnë Kosovën, vendin tonë, vendin kur prej dallim prej teje ne fëmijët i rrisim këtu”, tha ai.
Ai më tej tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“Kosova nuk duhet nuk duhet të mbahet peng i udhëtimit imagjinar, nuk mund të qeveriset me fantazitë e një njeriu e me përplasje të shpikura, tradhtarësh, bllokues. Teksa njerëzit tanë janë në hallë. Vendi dhe Republika jonë nuk duhet të lihet në dorën e atyre që luftojnë me mulli erësh, dhe ndjekës që iu shkon pas. Në emr të LDK le ta mbyllim këtë seancë me një të vërtetë të thjesht dhe të vërtetë të madhe se koha e Don Kishtoëve duhet të përfundojë. Kosova është Republikë, përgjegjësi e detyrim. Jemi shumë më shumë se sa që janë këta. Le të bëhemi gati për zgjedhje, le t’i japim fundin e merituar një propagande popullsitë”, deklaroi ai.
Haradinaj me kritika për VV-në
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kritikoi VV-në për faktin që nuk ka njoftuar më herët deputetët e Kuvendit për përbërjen e qeverisë së re
“Kritika tjetër është mungesa e një programi qeverisës. Kandidati i sotëm foli për disa qëllime, e përmendi vitin 2026, nuk përmendi të tjera. Është e logjikshme të japësh një vizion se çka synon të mbërrijë. Sot u sqarua edhe situata e rëndë me buxhetin. A kemi ne Qeveri që të votojmë buxhetin? Një kritikë po ashtu për mandatarin është: kur e keni marrë mandatin, a e keni shqyrtuar a i keni 61 vota? Po ju pyes: a ka ndryshim në investimet e mëdha”, tha ai.
Murati: Opozita bashkë me Listën Serbe janë kundër Albin Kurtit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se seanca e sotme është tregues se partitë opozitare bashkë me Listën Serbe janë kundër Albin Kurtit, raporton Ekonomia Online.
“besoj që me sjelljet dhe veprimet e sotme të partive opozitare, ka kulmuar apo është materializuar ën tërësi ajo që kemi thënë nga fillimi, ku tash e 9 muaj partitë opozitare bashkë me Listën Serbe kundër Albin Kurti. Qëllimi i vetëm i tyre është kundërshtimi ndaj Albin Kurtit pa pasur as alternativë, por edhe duke lënë çdo interes shtetëror e të qytetarëve anash”, tha ai.
Ai përmendi edhe seancën e buxhetit ku opozita nuk mori pjesë.
“Me qenë se sot kishim votimin e buxhetit për vitin e ardhshme, buxhetin për tri komunat, marrëveshjet ndërkombëtare, opozita nuk tregoj gatishmëri që ti votoj këto buxhet që të mos mbetshin qytetarë pa këto mjete. Ata thanë që nuk duna të votojnë as buxhet e marrëveshje pa një qeveri. Kur ju ofrua mundësi, përsëri refuzuan. Ai buxhet që ka qenë i KQZ është shpenzuar, duhet të shihen mundësit që brenda kursimeve, apo mbetjeve në organizata buxhetore që kanë mbetu”, deklaroi ai.
Ai u pyet edhe pse një zgjidhje nuk u bë më herët meqenëse ishin përpara 15 ditë, dhe nuk thirrën një seancë më herët.
“Arsyeja ka qenë se ne me të vërtetë kemi shpresuar që do të ketë reflektim racional tek opozita. Mesa mend çohet dikush dhe thotë, nuk e votojë buxhetin. Çohet dikush edhe thotë nuk e formojë komisionin për me ia miratu buxhetin RTK-së. Kjo është jashtë çdo racionaliteti, asnjë mendje racionale nuk mundet me vlerësu këtë. Mirëpo, opozita që pamë sot është ne gjendje ta bëjë këtë. Ne kemi qenë në një situatë të tillë në 2002”, tha ai.