Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë deri në 2001 në Reçak, raporton Ekonomia Online.
Kelmendi pas intervistimit nga Prokuroria Special, në konferencë për media tha se para vitit 2000 nuk ka qenë as gjyqtar, as prokuror e as hetues.
“Sot keni pasë rastin të lexoni dhe të shihni aty një shkrim i cili jo vetëm që nuk është i vërtetë por është tendencioz, është i pavërtetë përmban të dhëna që janë fije e për pe të pavërteta e gënjeshtra. Ju lutem të keni pak durim. Unë kam pasë këso shkrime dhe më herët nga i njëjti portal, pronari i tij Vehbi Kajtazi. Arsye pse shkruan dhe shpifë për mua, është shumë e lehtë për ta kuptuar. Ai ka qenë te unë për të pasë përfitime për raste të caktuar që unë i kam pasë. Për të bërë unë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, për dobi të bizneseve, që unë nuk i di se në çfarë mënyre i përfaqëson. Pasi i refuzova këto kërkesa, ai më ka dërguar edhe sms shantazhesh për të cilat ka qenë i njoftuar edhe ish kryeprokurori, Aleksandër Lumezi. Ky portal, dhe person i quajtur Vehbi Kajtazi jo rastësisht shkruan një artikull kundër meje, për të dezinformuar, për të thënë gjëra që kurrë nuk i kam bërë e as nuk kisha guxuar t’i bëjë nga askush asnjëherë ne jetë time. Çfarëdo pretendimi i Vehbi Kajtazit në shkrim të tij, tregon se gjërat janë krejtësisht ndryshe, më vjen mirë që sot mu dha mundësia që në Prokurorinë Speciale të jap një deklaratë e cila konfirmon të gjithë atë që po e them sot para jush e për atë që duhet ta dijë çdo qytetarë. Kurrë në jetën time, deri në 2001 nuk kam qenë në fshatin Reçak, kurrë s’kam qenë as gjyqtar e as prokuror, as hetues para vitit 2000 kur jam zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”, tha ai.
Më tej ai tha se “Në atë kohë për çdo gjë që i duhet UCK jam unë ai që i kam mbajtur jo vetëm te informuar por kam rrezikuar punën dhe jetën duke marrë dosje për të dërguar aty ku e kishin vendin. Për të parë se çfarë po ndodhë aty deri te gjykata e Hagës. Unë për shkak të sigurisë në atë kohë kam vepruar me emrin Alban Lumi për herë të parë po e foli këtë publikisht, kam mendu që shumë njerëz nuk kanë nevojë me dëgju për fat të keq jeta paparazi armiku im në këtë rast me te pavërteta po ngrit dilemat e njerëzve të cilët nuk më njohin dhe kam qenë i detyruar të dal sot para jush”.
Ai ka thënë se kundër tij deklarimet e bën pasi ai ka kërkuar të respektohen ligjet dhe procesi për anëtarë të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
“Unë kam njoftuar kolegjiumin e kësaj Prokurorie, KPK-në për të gjitha tendencat që dikush brenda sistemit dëshiron me çdo kusht me u bë ushtrues detyra i Kryeprokurorit të shtetit. Në momentin kur them që duhet të respektohet ligji, dhe procesi për anëtar të rinj në KPK e shihni çka ndodhë, aktivizohet Vehbi Kajtazi. Me shpifje e të zeza që janë veç kulturë e tij. Goditja kaq e ulët që është bërë, nuk i takon një njeriu e as njerëzve ë i takojnë qenies njerëzore. Që tre vite kam paraqitur padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër këtij portali. Për fatin tim të keq dhe shumë qytetarëve të KOSOVËS që nuk marrin thirrje. Askush nuk më ka thirrë për këtë padi që e kam paraqit në gjykatë, shpresoj që një ditë gjykata do ta thotë atë që unë konsideroj që është e drejtë”, tha ai.
Ai madje theksoi se do çdo herë do t’iu përgjigjet thirrjeve të Prokurorisë.
“Procesi për zgjedhjen e anëtarit të KPK ka qenë proces i hapur, demokratik. Janë respektuar të gjitha rregullat dhe ligjet që janë në fuqi për votimin e kandidatit. Njëri ka fituar 74 dhe njëra 58 vota. E ka bërë ankesën ajo që nuk ka fituar dhe KPK e ka refuzuar atë ankesë. Dhe tani çështja është e mbyllur dhe tash KPK si pas rregulloreve e ka të vetmen detyrë me certifiku dhe me shpall rezultatin. Çdo person tjetër që tenton me prishë për këtë proces ai do të përballet edhe me procedurat ligjore. Ka të drejtë edhe kandidati që ka humbur garën dhe ka fituar me i respektu procedurat. Merre me mend , një rregullore në bazë të cilës është kryer procesi, i votuar në mënyrë anonime nga vetë KPK, është bërë një padi në Gjykatën Supreme për anulimin e kësaj rregullore. Dhe a mund ta paramendoni nga kush? Nga palët që kanë qenë palë e procesit. Unë nga Vehbi Kajtazit, a tregon kjo një lidhje të fuqishme të Vehbi Kajtazit? Vlerësojeni vet”, deklaroi ai.