Goditet një këmbësore në Vushtrri, policia jep detaje

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Policia është deklaruar në lidhje me aksidentin në Bukosh të Vushtrrisë, ku është goditur një këmbësore.

Rastin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 06:50 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, në aksident është përfshirë një veturë që ka goditur një këmbësor”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme