Deliu e quan Albulena Haxhiun “të mjerë”: Për karrigen e saj, akuzon edhe Salë Jasharin e familjes heroike të Prekazit

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka quajtur nënkryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiun si e “mjerë”.

Deliu tha se Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin.

“Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin. Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu akuzon edhe Salë Jasharin e familjes heroike të Prekazit “në harmoni të plotë” me Listën Serbe. E mjerë. Jo vetëm ministrja më e dobët e drejtësisë që ka pasur ndonjëherë Kosovë”, ka shkruar Deliu në Facebook. 

Të ngjashme