Ambasadori britanik pas takimit me Osmanin: Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike Kosova nuk mund të përballojë më kohë të humbur

Prishtinë | 20 Nën 2025 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është deklaruar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku u diskutua rreth shpërbërjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Ambasadori pas takimit tha se ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend.

“Diskutuam shpresat për një fushatë zgjedhore të qetë dhe pozitive. Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës”.

“Shpresonim që partitë politike do ta zhvillonin fushatën zgjedhore dhe do të formonin institucione të reja në një frymë bashkëpunimi për të mundësuar përparim të shpejtë në çështjet jetësore. Kosova nuk mund të përballojë më kohë të humbur”, tha ambasadori në rrjetin Facebook.

Të ngjashme