Abdixhiku thërret për mobilizim të madh të LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prishtinë | 26 Nën 2025 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar veprimtarët e Degës IV në Prishtinë për angazhimin e tyre në fushatën lokale, duke i vlerësuar si forcën kryesore të partisë.

Ai u ka bërë thirrje për mobilizim të madh dhe të përbashkët për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se Prishtina “flet sërish e para”.

Abdixhiku theksoi se përkushtimi dhe bashkëpunimi i aktivistëve do të çojë LDK-në drejt fitores.

Të ngjashme