Thaçi nga Haga uron 28 Nëntorin: Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht

Prishtinë | 28 Nën 2025 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Nga Haga, ish-Presidenti Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët për festat e 28 nëntorit, duke shprehur besimin që nëntorin tjetër do të festojnë së bashku, raporton Ekonomia Online.

Thaçi në fjalën e tij në seancën përgatitore ka shprehur pakënaqësinë e tij që seanca është caktuar pikërisht në ditën kur shqiptarët shënojnë festat e 28 nëntorit.

“Sot çdo shqiptarë ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare ku çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare dhe institucion i Kosovës edhe kujton edhe feston. Prandaj mua nuk më mbetet tjetër veç t’i urojë shqiptarët për festen e 28 Nëntorit të festojnë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjera do t’i festojmë të bashkuar”, tha Thaçi.

Thaçi ka thënë se caktimi i kësaj seance në ditën e 28 nëntorit është një befasi jo e mirë e cila do të duhej të evitohej, raporton Ekonomia Online.

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye jam në këtë arsye jam sot në këtë  seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shëtit ligjor por i nderuar zoti gjyqtar është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtet të huaja përkatëse. Sic do popull dhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot me 28 nëntor do të duhej të evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot me 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptarë është befasi jo e mirë”, tha Thaçi.

Por Gjyqtari i Gjykatës Speciale, Christoph Gosnell, tha se seanca u caktuar në konsultim me palët.

“Faleminderit z. Thaçi për këto fjalë, me duhet të iu them se këtë datë e caktuar pasi u konsultuam me të gjitha palët dhe asnjë kundërshtim nuk pari për këtë ditë, për konferencën e përgatitjes”, ka thënë gjyqtari.

Të ngjashme