Në 81-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit, Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar paraditen e sotme homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, kryetarja e komanduar e Tiranës, Anuela Ristani si dhe veteranë.
Ata vendosën kurora me lule pranë Memorialit Nënë Shqipëri.
Orët e hershme të ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama uroi ndjekësit në rrjetet sociale. Po kështu edhe kreu i PL-së Ilir Meta uroi nga qelia ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar.
Kujtojmë se prej vitesh politika është e ndarë në festime. 29 nëntori mbledh vetëm të majtët në Varrezat e Dëshmorëve.
Ndërsa e djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.