Rama: Hapi i radhës drejt Lojërave Mesdhetare 2030

Prishtinë | 29 Nën 2025 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në Asamblenë e Jashtëzakonshme të ICMG është miratuar prezantimi i propozimit dhe vazhdimi i përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Në një postim në Facebook, Rama e ka cilësuar këtë vendim si një hap të madh për kryeqytetin dhe për Kosovën.

Ai theksoi se Prishtina po ecën me vizion të qartë dhe plan konkret drejt vitit 2030, duke vlerësuar se Lojërat Mesdhetare sjellin jo vetëm sport, por edhe zhvillim urban, infrastrukturë moderne dhe mundësi të reja për të rinjtë.

“Puna e madhe sapo ka nisur dhe ne do ta bëjmë bashkë,” përfundoi ai.

Të ngjashme