Rizvanolli: Stop dezinformimit s’ka asnjë fakt që Kosova ka importuar energji nga EFT

Prishtinë | 29 Nën 2025 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj pretendimeve se Kosova ka importuar energji nga kompania EFT e Vuk Hamoviqit gjatë 28 Nëntorit.

Ajo i ka cilësuar këto raportime si gënjeshtra që synojnë të “helmojnë festën” dhe të përdoren për sulme politike ndaj Qeverisë.

Sipas saj, analizat e KOSTT-it tregojnë qartë se “nuk ka asnjë fakt që qoftë edhe një MWh i vetëm i konsumuar në Kosovë është blerë ose bartur nga EFT”.

Ministrja bëri thirrje që të ndalet dezinformimi dhe të mos përdoret data e shenjtë e Pavarësisë për përfitime politike.

Të ngjashme