Presidentja Osmani viziton Dragashin, vlerësoi traditën, përkushtimin dhe bukurinë e Sharrit

Prishtinë | 29 Nën 2025 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kthimit nga Shqipëria ndaloi në komunën e Dragashit, ku u takua me kryetarin Bexhet Xheladini dhe anëtarët e qeverisë dhe kuvendit komunal.

Në postimin e saj në Facebook, Osmani vlerësoi traditën, përkushtimin dhe bukurinë e Sharrit, duke theksuar potencialin e madh ekonomik të komunës dhe projektet që po përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Ajo falënderoi gjithashtu për mikpritjen e ngrohtë dhe përfaqësimin e të gjitha komuniteteve lokale.

Të ngjashme