Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në pjesë të Azisë Jugore, duke lënë të vdekur rreth 600 persona.
Shirat monsun, të përkeqësuar nga stuhitë tropikale, shkaktuan disa nga përmbytjet më të këqija të rajonit në vite, me miliona të prekur në Indonezi, Malajzi, Tajlandë dhe Sri Lanka.
Reshjet e dendura të shiut filluan në ishullin indonezian të Sumatrës të mërkurën.
Me qindra persona ende rezultojnë të zhdukur, numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet. Mijëra mbeten të bllokuar, disa duke pritur shpëtimin në çati.
Deri të shtunën, më shumë se 300 persona kishin vdekur në Indonezi dhe 160 në Tajlandë. Gjithashtu, u raportuan disa vdekje në Malajzi.
Në Sri Lanka, e cila është goditur nga një ciklon, më shumë se 130 persona kanë vdekur dhe rreth 170 të tjerë janë të zhdukur, thanë zyrtarët, raporton BBC.