Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Prishtinë | 08 Dhj 2025 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Jordan, ku është pritur nga Mbreti Abdullah II bin Al-Hussein.

Rama u shpreh i nderuar nga pritja e monarkut jordanez, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe një ndër figurat më të respektuara në arenën ndërkombëtare, shkruan rtsh.al.

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Takimi vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jordanisë, duke hapur rrugën për bashkëpunime të reja në fusha të ndryshme.

Të ngjashme