Dy orë e gjysmë bisedime mes Zelenskyt, Macronit, Merzit e Starmerit në Londër – çfarë dihet

Prishtinë | 08 Dhj 2025 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sapo ka përfunduar bisedimet në Londër me udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës – duke diskutuar draftin më të fundit të planit të paqes, që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.

BBC publikoi një përmbledhje e shpejtë e asaj që di për bisedimet:

Keir Starmer e priti Zelensky-n jashtë Downing Street herët pasditen e sotme – me kryeministrin britanik që u zotua se çdo marrëveshje duhet të përfshijë garanci sigurie “të ashpra” për Ukrainën.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se aleatët e Ukrainës kanë “shumë karta” në dorë përpara bisedimeve të paqes.

Megjithatë, kancelari gjerman Friedrich Merz shprehu skepticizmin e tij mbi “disa nga detajet që po shohim në dokumentet që vijnë nga ana e SHBA-së”.

Komentet e Merz vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Zelenskyn se nuk e ka lexuar propozimin më të fundit, i diskutuar gjatë fundjavës mes zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas.

Bisedimet brenda Downing Street kanë përfunduar dhe katër udhëheqësit janë fotografuar së bashku jashtë.

Më vonë sot, Zelensky pritet të udhëtojë drejt Brukselit, për t’u takuar me zyrtarë të NATO-s dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Të ngjashme