Sot me fillim nga ora 09:30, do të nisë gjykimi për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj tre të tjerëve Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit.
Kjo ishte konfirmuar në muajin nëntor nga Mirlinda Gashi nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., dhe R.M. është caktuar të mbahet me datë 10.12.2025 në ora 09:30”, pati thënë Gashi.
Më 11 nëntor, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit lidhur me rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.