Një person ka vdekur derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi në fshatin Graboc të Pejë.
Sipas policisë, i njëjti ishte rrëzuar nga një lartësi prej tre metrash dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.