Shpend Ahmeti: Ata që dyshuan se qeveria ishte pas sulmit në Ibër–Lepenc duhet ta pranojnë gabimin

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tre personave të dyshuar për shpërthimin në kanalin Ibër–Lepenc.

Ai ka thënë se tani ata që kishin ngritur dyshime ndaj qeverisë duhet të pranojnë se kanë gabuar.

Në reagimin e tij, Ahmeti theksoi tri çështje kryesore: pranimin e gabimit nga figurat publike që dyshuan në qeveri, përgëzimin e Prokurorisë Speciale dhe ndihmës së FBI-së për zbardhjen e rastit, si dhe shmangien e kolektivizimit të fajësisë ndaj komunitetit serb.

Të ngjashme