Afaristi dhe humanisti i madh Bekim Sopaj, kandidat i PDK-së me nr. 104, kërkon mbështetjen tuaj në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Afaristi dhe humanisti  Bekim Sopaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit, pasi që ia ka mësy garës për deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sopaj që mban numrin 104 e që është në listën e PDK-së, ka dhënë një sërë arsye se pse duhet të votohet.

Ai ka thënë se ndryshimet e madha ndodhin vetëm atëherë njerëzit e punës marrin përgjegjësi.

“Jam njeri i punës dhe e di cka do të thotë përgjegjësi”, tha Sopaj duke shtuar se qytetarët e njohin si njeri punëtor dhe afarist i suksesshëm.

“Vij nga një familje që ndër breza ka kontribuar për Kosovën si në aspektin kombëtar dhe humanitar, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik. Përmes punësimit të të rinjve në sektorin privat ky kontribut është realizuar kryesisht përmes kompanive prodhuese dhe eksportuese në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve”, tha ai.

Të ngjashme