Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka premtuar se me ardhjen e tij në Qeveri do të rriten për 50 për qind pagat në sektorin publik.
Ai ka thënë se ata që marrin sot 800 euro, në qeverisjen e tij do të kenë 1200 euro.
“Do të rris pagat për 50 për qind për të gjithë punëtorët e sektorit publik sepse e di që pagat që merrni sot nuk po iu mjaftohet ë përballoni shtrenjtimin e jetesës dhe rritjen e çmimeve. Kjo do të thotë, paga më të larta për mjekët, mësimdhënësit, policet, ushtarët, punëtorët e administratës dhe gjithë ata që marrin paga nga shtetit. Nëse sot merrni 800 euro, me mua kryeministër do të jetë 1200 euro. Ky nuk është vetëm zotim parazgjedhor, por investim i domosdoshëm për ata që mbajnë shtetin tonë gjallë për çdo ditë”, ka premtuar Hamza.