Një aksident trafiku mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo