Festat e fundvitit, kthehen pritjet e gjata nëpër kufij

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Diaspora ka nisur të vijë në Kosovë dhe pritjet nëpër kufij kanë nisur të zgjaten.

Bazuar në statistikat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimin kufitar në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 1 orë, derisa për të dalë po nga ky kufi, pritjet vijojnë deri në 40 minuta.

Pritje më të gjata regjistrohen në Jarinje, deri në 2 orë për të hyrë, e për të dalë nga 10 deri në 15 minuta.

Pikë tjetër e ngarkuar me kolona është ajo te Dheu i Bardhë, ku pritjet e mërgimtarëve për t’u rikthyer në atdhe shkojnë deri në 50 minuta.

Të ngjashme