Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se lajmeve të mira për Kosovën u “gëzohemi gjithmonë”, pasi Bahamas njohu Kosovën.
“Faleminderit popullit dhe institucioneve të Bahamas për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Mirënjohje për secilin që kontribuoi në këtë proces, si dhe falënderim i veçantë për miqtë dhe aleatët tanë që na kanë qëndruar pranë dhe na kanë ndihmuar në çdo hap”, shkruan ajo.
Bahamas bëhet shteti i katërt këtë vit dhe i 121 që njeh pavarësinë e Kosovës.