Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv, forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Bahamas.

Ai ka thënë edhe se njohja paraqet një zhvillim pozitiv, dhe se, forcon rolin e Kosovës si një partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar.

‘‘Mirëpres vendimin e Bahamas  për ta njohur Kosovën . Ky është një zhvillim pozitiv, që forcon rolin gjithnjë në rritje të Kosovës si një partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar dhe kontribuon në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”, ka shkruar ai.

Të ngjashme