Hamza: Në Ferizaj shpërndamë pesë zotimet kryesore për 2026

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Ferizaj, ku bashkë me bashkëpunëtorët e tij ka zhvilluar takime me qytetarë, duke përcjellë mesazhe shprese dhe angazhimi për të ardhmen.

Hamza ka bërë të ditur se gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletushka me pesë zotimet kryesore për vitin 2026, të cilat sipas tij janë të qarta dhe konkrete. Ai theksoi se këto zotime përfshijnë zhvillimin ekonomik, punësimin, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies për familjet kosovare.

“Sonte në Ferizaj, bashkë me Agimin dhe Uranin i shtuam edhe më shumë shpresë qytetarëve. U shpërndamë fletushkat me pesë zotimet kryesore për 2026: zhvillim, punësim, paga më të larta dhe mirëqenie për familjet”, ka shkruar Hamza.

Ai ka përfunduar mesazhin e tij me sloganin e fushatës, duke theksuar se rruga përpara ndërtohet së bashku me qytetarët: “Bashkë. Përpara.”

Të ngjashme