Një aksion i udhëhequr nga Prokuroria Speciale është duke u zhvilluar në Pejë. Prokuroria Speciale njofton se bëhet fjalë për krim të organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa lej.
Njoftimi i Prokurorisë Speciale:
Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar në Pejë.
Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale:
– krim i organizuar,
– rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.
Për detaje të tjera që mund të bëhen publike, do të ketë njoftim pas përfundimit të operacionit policor.