Osmani do të takohet me zëvendësin e Rubios në Uashington

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë të hënën në Uashington një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau. 

Lajmi është konfirmuar nga Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.

Në njoftim nuk janë specifikuar temat që do të diskutohen gjatë takimit, i cili pritet të mbahet në orët e pasdites, sipas kohës lokale të Kosovës.

Osmani dhe Landau janë takuar edhe në korrik të këtij viti, kur në fokus kanë qenë mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. 

Atëkohë, Presidentja Osmani kishte theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të zgjerohet veçanërisht në sektorët e energjisë, teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes.

Të ngjashme