Bedri Hamza në Suharekë, Shtime dhe Lipjan: Të nisim së bashku një kapitull të ri për Kosovën, votoni PDK-në me numër 130

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka qëndruar dje në Suharekë, Shtime dhe Lipjan, ku ka prezantuar vizionin e tij për Kosovën për katër vitet e ardhshme.

Duke thënë se është koha për bashkim dhe hapjen e një kapitulli të ri stabiliteti për Kosovën, Hamza ka theksuar se programi i tij bazohet në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, drejtësi, dhe mbrojtje e politikë e jashtme.

Kandidati i PDK-së për kryeministër është zotuar se do të rrisë pagat dhe pensionet për 50 %, do ta shfuqizojë ligjin aktual për tatimin në pronë, do të ofrojë mbështetje për bizneset, do të krijoj një fond prej 30 milionë eurove në vit për bursa studentore dhe krijimin e kushteve për shërbime shëndetësore cilësore.

Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të vendosin për zhvillim, duke votuar PDK-në dhe numrin 130.

Ai ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë festat për të ardhur dhe për të votuar këtu në Kosovë.

Të ngjashme