Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar Suharekën, Shtimen dhe Lipjanin, ku prezantoi programin e tij për katër vitet e ardhshme.
Ai theksoi nevojën për bashkim dhe hapjen e një kapitulli të ri stabiliteti për Kosovën.
Hamza bëri të ditur se programi i tij mbështetet në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, drejtësi, si dhe mbrojtje e politikë e jashtme.
Ai u zotua për rritje të pagave dhe pensioneve me 50%, shfuqizimin e ligjit për tatimin në pronë, mbështetje për bizneset, krijimin e një fondi prej 30 milionë eurosh në vit për bursa studentore dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.