Kurti për vdekjen e Shemit: Humbja e tij është mbarëkombëtare, zëri i tij do të jetojë përherë në kujtesën tonë

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shemsi Krasniqi – Shemi, duke e cilësuar atë si një zë të rrallë që bashkoi shqiptarët përmes muzikës.

Ai theksoi kontributin e Shemit si vokalist i grupit “Ilirët” dhe rolin e këngës “Xhamadani vija-vija” si simbol identiteti dhe bashkimi kombëtar.

Kurti shprehu ngushëllime për familjen, miqtë dhe publikun, duke vlerësuar se humbja e tij është mbarëkombëtare.

Të ngjashme