Kandidatja për deputete e AAK-së, Albana Bytyqi, ka theksuar se forca, guximi dhe dashuria për vendin janë armët kryesore të një deputeteje që merr përgjegjësi për të luftuar për qytetarët.
Ajo u shpreh se politika nuk është privilegj, por angazhim për dinjitet, drejtësi dhe të ardhmen e vendit.
“Forca, guximi dhe dashuria e pakushtëzuar për vendin janë armët kryesore të çdo deputeteje që nuk i frikësohet përgjegjësisë për të luftuar për qytetarët e saj. Politika nuk është privilegj, por betejë për dinjitet, drejtësi dhe të ardhmen e vendit. Kur këtij angazhimi i bashkohet përkrahja e familjes, që qëndron krah për krah në çdo hap të këtij rrugëtimi, atëherë vendosmëria për ndryshim bëhet e pathyeshme.Faleminderit, Baba Nuhë, që je gjithmonë krahu im i djathtë në këtë betejë për një vend më të drejtë, më të fortë dhe më të denjë për të gjithë”, ka shkruar ajo.