Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur të premten ka paraqitur një raport lidhur me përgatitjet e fundit për ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Sipas raportit, në Qendrat Komunale të Numërimit, në të gjitha komunat, janë dërguuar kamerat regjistruese që do të vedosen në vendvotime.
Po ashtu, janë transportuar të gjitha materialet tjera zgjedhore, si: kabinat e votimit, pakot materiale admiministrative, pajisjet e teknoligjisë informative, etj.
Në këtë mbledhje u njoftua edhe lidhur me procesin e votimit jashtë Kosovës. Në mbledhje u bë e ditur se nga kutitë postare në Berlin (Gjermani) dhe Bern (Zvicër) janë tërhequr një pjesë e pakove me fletëvoitme. Numri i zarfeve të tërhequra nga kutia postare në Berlin është 10,511, ndërsa nga ajo në Bern është 8,000 sosh. Kurse, për votimin në përfaqësi diplomatike, që do të mbahet më 27 dhjetor, janë përgatitur dhe dërguar materialet për Qendrat e Votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit si dhe është mbajtur trajnimi për 104 anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve.
Në vazhdim të prezantimit të raportit, u njoftua se më 25 dhjetor janë pranuar fletëvotimet për procesin zgjedhor të bartura me dy mjete transportuese, ndërkaq mjeti i tretë transportues, për arsye logjistike, do të arrijë më 26 dhjetor.
Gjatë kësaj jave, u bë e ditur se, është përmbyllyr procesi trajnues për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit, ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe për stafin e angazhuar për transmetimin e rezultateve preliminare për subjektet politike.