Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Adnan Sogojeva është pritur në tubim në lagjen Uglar dhe Dardania në Fushë Kosovës, ku thotë se krahas shqetësimeve reale patën dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.
Ai thotë se kjo mbështetje nuk është vetëm fjalë, por besim e përgjegjësi për të punuar dhe më fort.
“Sonte, në Lagjen Uglar dhe Lagjen Dardania në Fushë Kosovë, u takuam me dashamirët e PDK-së që patën shqetësime reale dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Kjo mbështetje nuk është vetëm fjalë, është besim, përgjegjësi dhe obligim për të punuar edhe më fort për secilin qytetar. Bashkë, me zemër dhe përkushtim, drejt ndryshimit që e meriton çdo qytetar. Bashkë. Përpara. #PDK130 #BedriHamza1✅ #AdnanSogojeva95✅”, ka shkruar ai.