Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka pranuar rreth 150 gigabajt material të ish-Tribunalit të Hagës, raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga ky komision, e ku prezantuan gjitha lokacionet ku kanë gërmuar.
“Në kuadër të një marrëveshje bashkëpunimi me komiteti ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, janë pranuar diku rreth 150 gigabajt materiale që vijën nga ish-Tribunali i Hagës, pra tribunali penal për krimet në ish-Jugosllavi dhe në shumicën e lokacioneve, duke filluar nga lokacioni i fundit që kemi përmbyll vitin, pra lokacioni në Rahovec por edhe në Hajvali e tjera të ngjashme që ne jemi rikthyer këtë vit pikërisht si një rezultat i analizave paraprake në kuptim të shqyrtimit të hollësishëm të të gjitha informatave”, tregoi Gara.
Gara tregoi se rikthimi në lokacionet në të cilat kishin kryer gërmime ekipet gjermane mjeko logjor, më pas ato të UNIMIK-ut e edhe të EULEX, janë bërë për shkak të analizave të raporteve e ku rezulton se në këto lokacione mund të ketë ende mbetje mortore.
“Në Rahovec, e kemi bërë dhe publike, e ku përkundër gërmimeve që janë realizuara në vitet e para të pasluftës, përkatësisht gjatë verës së të vitit 1999 nga ekipet gjermane mjeko ligjore, në bazë të shqyrtimi të të dhënave ne kemi konkloduar që në këtë lokacion mund të jenë ende mbetjet mortore edhe të tetë viktimave të luftës ose të pesë prej tyre të cilët vazhdojnë të jenë në listën e personave të zhdukur. Pra gërmimet që kanë kryer ekipet gjermane, pastaj gërmimet që kanë kryer ekipet e UNMIK e pasuar edhe nga ekipet e EULEX, përkundër faktit që ka pasë diku deri në 36 kufoma të zhvarrosura, në bazë të analizave ne jemi rikthyer në lokacion, në Hajvali jemi kthyer edhe për kërkimin e mbetjeve mortore të 7 apo 8 personave”, u shpreh ai gjatë konferencës ku prezantuan raportin vjetor.