Abdixhiku e Rama në “Deep Space” takojnë të rinjtë, premtohet investim në teknologji

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Pas artistëve, Kryetari i LDK-së njëherit kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë takuar të rinjtë në kuadër të Deep Space, e ku u tha se një teknologji si kjo është vetëm në 6 apo 7 qytete të botës, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se rinia e Kosovës është një aset nacional e për të cilin thotë se LDK do të investojnë në teknologji.

“Faleminderit  që i jepni Prishtinës këtë energji të jashtëzakonshme, një perspektivë tjetër  që na mungon gjithandej Kosovës. Këtu jemi mbledhur për të thënë edhe disa fjalë çka ne si LDK do të bëjmë. Besoj që zhvillimet  teknologjike i kanë hapur Kosovës një dritare të udhëtimit në kohë. Në dritaren në të cilën Kosova e bën  kapërcimin e madh prej një gjendje çfarë është sot e fundit në Evropë, një nga vendet më të zhvilluara  të Evropës. Kjo dritare në kohë  që na është hapur është dhuratë, për të cilën do ta shfrytëzojmë shpejt, me investime strategjike në sektor të teknologjisë informative dhe të rinjtë tanë që janë aset nacional i Republikës së Kosovës e cila nuk rresht së kërkuari dhe së prodhuari për të arritur majat më të mëdha në botë”, deklaroi Abdixhiku.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Deep Speace është për me zgjeru diapazonin për të rinjtë.

“Infrastruktura e kësaj  hapësire krijon mundësi të panumërta për me shfrytëzu e sidomos për ju të rinjtë që jeni sot. E di që secili prej jush ka ide se si mund ta shfrytëzoni këtë hapësirë. Por ne kemi me pasë një program çdo ditor, çdo një orë kemi me pasë programe të ndryshme. për tre vitet e ardhshme mundeni me ardh cdo ditë me bo diçka në këtë hapësirë, por ideja është me bo edhe një ëork shop, me njerëz që din si të bëhet kontent. Jemi ndër 6 ose 7 të qyteteve të vetme në botë që kemi këtë teknologji, prandaj Prishtina ka shku përtej dhe shfrytëzojmë rastin që nesër ta çojmë edhe Kosovën përtej me kryeministrin Lumir Abdixhiku”, u shpreh Rama.

Të ngjashme