Një rrahje mes dy personave ka ndodhur në Leposaviq, ku të dy janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se që të dy personat ishin nën ndikim të alkoolit.
“Është raportuar për një rrahje ku policia në vendin e ngjarjes ka takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kishin lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor”.
“Që të dy ishin nën ndikim të alkoolit dhe janë ftuar që pas këndelljes të paraqiten në stacion për intervistim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.