Është ndaluar në Dobërçan një veturë me targa të Serbisë, e kisha dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë.
Policia ka bërë të ditur se në veturë janë hasur pesë persona.
“Patrulla e policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Gjilan, në fshatin Doberqan, kanë ndalur një veturë me targa të Serbisë që kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale”.
“Në veturë janë hasur pesë persona të cilët pas dërgimit në gjykatë dhe pas shqiptimit të gjobës, janë dërguar në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftimin e policisë.