Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Leposaviq, ku kanë vjedhur dy pushkë gjuetie.
Policia ka njoftuar se në konsultim me prokurorin është inicuar edhe rasti “armëmbajtje pa leje”.
“Është raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar janë vjedhur dy pushkë gjuetie. Në konsultim me prokurorin është inicuar edhe rasti armëmbajtje pa leje”, thuhet në raportin e policisë.